Talenti italian Francesco Camarda do të nënshkruajë sot kontratën e re me AC Milan.
Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, sulmuesi i lindur në 2008 mori disa oferta nga jashtë, por vendimi ka qenë gjithmonë i qartë: të qëndrojë në AC Milan.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027.
Ndryshe, Camarda gjatë sezonit të kaluar u bë lojtari më i ri që debuton në Serie A.