Carvajal mirëpret “yllin” francez

Futboll

Carvajal mirëpret “yllin” francez

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 10:50
Dani Carvajal

Nënshkrimi i Kylian Mbappe nga Real Madrid është tashmë zyrtar dhe për këtë arsye “Los Blancos” tani mund të flasin hapur për shokun e tyre të ri të skuadrës.

Tashmë disa lojtarë e kanë mirëpritur, sidomos në rrjetet sociale. Një nga të fundit që foli për këtë çështje ishte Dani Carvajal.

Kapiteni i Real Madrid u intervistua të mërkurën dhe ndau shkurtimisht përshtypjet e tij për ardhjen e parisienit: “Jemi shumë të lumtur me afrimin e Mbappe. Do ta presim me shumë entuziazëm, ai është një lojtar i madh. Do të na ndihmojë.-tha lojtari i lindur në Leganés.

Së fundmi, i pyetur nëse e ka marrë veten nga festimet për “Decimoquinta” që është trofeu i 15-të i Championsit, ai u përgjigj:

“Nuk do ta besoni, kam nevojë për orë të tëra gjumë”.

Carvajal nuk do të ketë shumë kohë për të pushuar, pasi do t’i bashkohet kampit stërvitor të përfaqësueses spanjolle me mendjen e tij tashmë në Kampionatin Evropian, i cili fillon javën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat