Skënderbeu ka nisu të lëvizë në merkato. Një nga repartet ku korçarët kërkojnë doemos përforcime është sulmi.
Pikërisht për këtë repart, kanë gjetur sulmuesin e dëshiruar në Kategorinë e Parë. Eridon Qardaku pëlqehet nga drejtuesit, të cilët po mendojnë për transferimin e tij në Korçë.
23-vjeçari ishte një nga protagonistët e Kategorisë së parë, i cili me skuadrën e Vorës ia ka dalë të shënojë 11 gola në 31 ndeshje. Shkodrani do të ishtë një vlerë e shtuar për Ivan Gvozdenovic në sezonin e ri.
Qardaku është një njohës i mirë i Superiore, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Bylisit në elitë. Gjithashtu shkodrani ka luajtur edhe me Shqipërisë U-21.