Top-5 lojtarët më të vlerësuar

Futboll

Top-5 lojtarët më të vlerësuar

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 11:48
Mbappe

“Tërmeti” që shkatoi transferimi i Mbappe te Real Madridi vazhdon të prekë të gjithë planetin e futbollit. Një lëvizje e përmasave të tilla, në fakt, mund të ndryshojë rendin e vendosur midis ligave më të mira në botë.

Francezi zbarkon në La Liga me statusin e futbollistit më të mirë aktualisht.

Pikërisht ky status tashmë po gjeneron një ndryshim në hierarkinë evropiane të futbollit.

Gjatë dy viteve të fundit, Premier League ka parë dy nga yjet e shndritshëm të futbollit të tansferohen në Spanjë. Bellingham dhe Mbappé nuk u joshën nga milionat, por vendosën të nënshkruajnë për Real Madridin. Dy lëvizje shumë të dëmshme për Premier League dhe me një rrezik kërcënues, që mund t’i japë fund hegjemonisë së saj.

Dhe ky rrezik nuk është tjetër veçse “fair play financiar”. Duket se pabarazia në tregun e futbollit ka marrë fund. Shembulli më i mirë është merkatoja e fundit e dimrit, në të cilën klubet angleze shpenzuan 86% më pak.

Rikthimi i “Liga e Yjeve”

Forca pothuajse e pathyeshme e Real Madridit, gjiganti i fshehur tani për tani, Barça, apo ambicia e re e Atletico Madridit me një injeksion të konsiderueshëm parash, përfaqësojnë disa nga faktorët që mund ta kthejnë ligën spanjolle në ditët e saj të lavdisë. Pra, ‘Star League’ mund të fillojë të ‘gatuhet’ përsëri.

Duke krahasuar yjet e të dy ligave tani, barazia është latente. Sigurisht që Premier League vazhdon të ketë super lojtarë të huaj si Haaland, Salah, De Bruyne apo Rodri. Por është gjithashtu e vërtetë që dy figurat e fundit të mëdha zgjodhën Spanjën.

TOP-5 LOJTARËT MË TË VLERËSUAR

Bellingham (LA LIGA) – 187 milionë euro

Mbappé (LA LIGA) – 185 milionë euro

Haaland (PREMIER LEAGUE) – 185 milionë euro

Vinicius (LA LIGA) – 176 milionë euro

Foden (PREMIER LEAGUE) – 150 milionë euro

TOP-20 LOJTARËT MË TË VLERËSUAR

La Liga: 8 lojtarë (Mbappé, Bellingham, Vinicius, Valverde, Tchouaméni, Pedri, Rodrygo dhe Gavi)

Premier League: 7 lojtarë (Haaland, Saka, Rodri, Rice, Foden, J.Álvarez dhe Odegaard)

Bundesliga: 3 lojtarë (Musiala, Wirtz, Simons)

Serie A: 2 lojtarë (Osimhen, Lautaro)

LA LIGA – PREMIER LEAGUE

Por kush e ka 11-shen më të vlefshme? Parametrat e faqes së specializuar ‘Football Benchmark’ zbulojnë dy top-formacione të frikshme. Duhet pasur parasysh se në këto dy formacione nuk përfaqësohen lojtarët më të fuqishëm sot. Kjo faqe interneti vlerëson çdo lojtar në treg sipas karakteristikave të tilla si mosha, cilësia ose përparimi.

Mungojnë emra si Courtois, Carvajal, Rüdiger, De Bruyne, Griezmann, Kroos apo Bernardo Silva. Lojtarë lider në pozicionet e tyre, por me një vlerë shumë më të ulët në treg për shkak të karrierës shumëvjeçare (moshës).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat