Kombëtarja e Zvicrës është në mesin e përgatitjeve finale për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.
“Një pyetje e çuditshme doli në konferencën për shtyp të kombëtares së Zvicrës gjatë kësaj të premte.
Sipas Blick, Jozo Brica nga formati humoristik i televizionit SRF,"Studio 404" pyet Murat Yakin: “A është më në fund kombëtarja mjaftueshëm shqiptare?”
Trajneri i kombëtares reagon i habitur, zëdhënësi i medias Arnold pyet: “Si mund ta kuptojmë këtë tani?”
Për sa i përket karakterit, përsa i përket emocioneve, sqaron vetë Brica, transmeton mediumi "Blick".
“Në një moment shqipja do të bëhet gjuha e pestë kombëtare e Zvicrës”, reagon fillimisht Yakin me një buzëqeshje ironike.
Por më pas ai shpreh një shprehje serioze dhe thotë: ““Unë nuk bëj dallime.
Unë jam vetë i rritur me kombe të ndryshme.
Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.
Unë kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme në karrierën time si trajner”, ka thënë Yakin.