Trajneri Bledi Shkëmbi është prezantuar para medieve si trajner i Tiranës. Teknikut korçar i është besuar ekipi i sezonit 2024/25 dhe për këtë ka thënë fjalët e para.
“Dua ta filloj me falenderim për këtë klub që më dha mundësinë për të drejtuar skuadrën më të madhe, që ka histori shumë të madhe. Personalisht e di mirë çfarë më pret dhe ku kam ardhur. Falenderim për zyrtarët e FSHF që më dhanë mundësinë për t’ju bashkuar këtij klubi të madh.
Ishte pak i vështirë vendimi, isha trajner i ekipit kombëtar U-17. Jam i drejtpërdrejt, emri i madh i këtij klubi më bëri ta mendoj mirë. Dëshira e drejtorit, presidentit, Grentit, ishin çfarë trajneri duhet për të marrë përsipër për të drejtuar.
E kam thënë futbollist që Tirana është diçka tjetër, kur shkonim në stadium në derbi e kuptonim se diçka tjetër. Si futbollist e kam provuar, mendoja se duhet dhe si trajner.
Nuk mund të them se kam ardhur për të sjellë titullin kampion, gjërat janë me radhë, synimi i parë për të sjellur lojtarët që duhen. Të them që kam ardhur pa objektiva nuk shkon, si për klubin dhe për veten. Sa më shumë ndeshje të fitosh shkon në Europë dhe del kampion.
Është moment delikat po nuk më tremb. Në futboll ndodhin shumë këto situata, klube në Europë që nuk dalin mirë 1 vit dhe fillojnë nga e para, nuk është problem i madh. E di shumë mirë çfarë kërkohet te Tirana, po në këtë moment kryesorja janë lojtarët. Nëse vijnë të duhurit duhet vetëm të punosh dhe të respektosh të tjerët.
Kam qenë trajner i Teutës, e kam nisur nga 0 dhe kemi shkuar në Europë. Unë jam pak ndryshe, si futbollist jam dhe trajner. Tirana nuk është vetëm klub futbolli, është markë e madhe madhe shumë. Mezor pres të formojmë ekipin, të filloj punën, kam ëndrra.
Mirë do ishte të kishim disa lojtarë më tepër. Çfarë ka kaluar, ka kaluar, jemi pak vonë. Kemi disa emra që i kemi parë, sportivisht na kanë mbushur mendjen, po mundohemi dhe nga karakteri njerëzor.
Jemi pak vonë. Do mundohemi javën e ardhshme të afrojmë lojtarët bazë. Tirana ka dhe lojtarë të rinj shumë të mirë. Ndoshta dhe mos mundësia për të gjetur të duhurit, do të jetë mundësia për ato. Presion kam vetëm për arsyen që dua të bëj më mirë. Presion tjetër nuk kam. Kam presion për të arrritur rezultatin.
Ne do presim që Tirana të fitojë çdo ndeshje, duke nisur nga miqësoret.
Për tifozët nuk shquhem që kam qenë i afërt as si futbollist as trajner. I njoh tifozët e Tiranës, i kam pasur kundërshtarë. Janë të zjarrtë, lojtar i 12-të. Si lojtar i kam ndjerë që më kanë vendosur në presion sportiv. Dua të jenë lojtar i 12-të. Tirana është e tifozëve.
Unë kam ardhur trajner, jo në luftë. Presionin e mbaj, nuk kam asnjë problem. Në futboll diçka e sigurt, nëse bën mirë dhe fiton i ke tifozët në krahë. Ëndrra ime me tifozët është që Tirana kur të luajë me Partizanin dhe Skënderbeun, lojtari i 12-të të jetë aty në krahë dhe jam i bindur që do kemi sukses.
Tirana ka pasur gjithmonë grupe dhe stafe shumë të mira. Kjo është një nga arsyet që kam besim do bëjmë mirë", u shpreh Shkëmbi.