Agim Ibraimi është prezantuar te Tirana, i cili te bardheblutë ka marrë rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-sulmuesi i njohur i Superiores shpehet mjaft i lumtur për këtë eksperiencë të re dhe është nder dhe privilegj për të që është pjesë e bardhebluve.
Ibraimi ka folur edhe për planin e ndërtimit të skuadrës.
Sipas tij akademia është në fokus, ndërsa do të synojnë që të bëjmë transferime të goditura.
“Është kënaqësi e imja të jep pjesë e kësaj skuadre. Çdo fillim nuk është i lehtë, jemi në ndërtim e sipër të skuadrës.
Po punojmë shumë për një porjekt afatgjatë në klub që të rikthejmë ekipin te rezultatet. Kemi si mision të mbajmë lojtarët bazë, por edhe të alternojmë lotjarë nga moshat, për të patur një të ardhme më të mirë. Ndër dhe privilegj në jem pjesë e Tiranës.
Shorti është shumë afër dhe duhet të kemi kujdes për zgjedhjen e lojtarëve. Lojtarët që janë larguar u kanë përfunduar kntrata. Kemi stres për të ndërtuar sa më mirë skuadrën, or nuk dueht të gabojmë.
Jemi në rrugën e duhur dhe besoj se pas prezantimit të bluzave të klubit ditën e shtunë do të mësoni më shumë mbi zhvillimet te Tirana.
Objektivi? Gjatë karrierrës time kam dal kampion, por vitet e tjera nuk mund t’i quaj dështim. Do të japim më të mirën dhe do të bëjmë më të mirën për ekipin. Jemi në ndërtim dhe sipër dhe bashkë me profesorin do të pikasim dhe bëjmë transferime ku kemi nevojë.
Përgjoni dhe Mici? Janë në kontratë me klubin e Tiranës.
Është një fakt që futbollistët nuk kemi ardh për t’i mësuar të luanjtë futboll, or të japin maksimumin. Ata e ditë ku kanë ardhur dhe lojtart duhet të kenë besimin e duhur për të bërë më të mirën.
Ne kemi parë në tregun vendas, por për kualitet ne kemi parë nga jashtë vendit. Ato që vijnë tek ne duhet të përforcojnë skuadrën, por duhet të jemi mjaft të kujdesshëm.
Unë e kam merak një futboll ultrasofensiv. Unë besoj se do të jetë një futboll fizik. Një lojtari nuk mund t’i themi se ka dështuar, thjeshtë mund të mos jetë përshtatur me grupin.
Ky është një shans që duhet ta kapin të gjithë. Në duhet të përzgjedhur të duhurit si të rinjë ashtu edhe me eksperiencë.
Akademia? Ne kemi një plan se si do të funskionojmë me akademinë. Ne duhet të bëjmë planin se çfarë na duhet dhe gjatë procesit do të bëhen vazhdimisht pjesë e skuadrës. Janë në fokusin tonë disa prej tyre.
Ende nuk e dimë fiks se cili do të jetë ekipi në kompeticionet europiane. Duhet të punojmë shumë për të kaluar minimalisht 1 turn në Europë”, ka përfunduar Ibrahimi.