Marcus Thuram është i dashuruar me Milanon dhe me Interin.
Sulmuesi francez tregon sezonin e tij të parë me fanellën zikaltër, peshën e përgjegjësisë kur luan me këtë ekip dhe raportin special që ka me Dimarkon dhe Lautaro Martinezin.
“Milano është një qytet special dhe jam shumë i lidhur me të. Ajo që më ka befasuar është sa shumë njerëz ka kudo, nëpër rrugë dhe sheshe. Qyteti ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin dhe duket sikur je në ëndërr.
Është një kënaqësi për jetën. Që kur kam qenë fëmijë unë kam frymuar futboll falë babait tim.
Tani jam duke ndjekur rrugën e tij. Kur isha fëmijë nuk e mendoja se do të bëhesha futbollist, por më pëlqente shumë. Kur isha 8-9 vjeç e kuptova që im atë fitonte para me futboll sepse deri atëherë nuk e dija profesionin e tij. Duke u rritur e kuptova që edhe për mua mund të ishte i tillë”, tha Thuram.