​Agjenti i yllit të Juventusit do të takohet me drejtuesit e Romës

Futboll

​Agjenti i yllit të Juventusit do të takohet me drejtuesit e Romës

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:54
Italiani mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi me Manchester United.

Burime me reputacion në Itali pohojnë se agjenti i Federico Chiesa, Fali Ramadani, do të takohet me drejtorin e Romës, Florent Ghisolfi javën e ardhshme, dhe sipas “Gazzettas”, italiani mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi me Manchester United.

Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në verë pasi bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në “Allianz Stadium” nuk kanë çuar askund deri më tani. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025, kështu që Juventusi do të detyrohet ta shesë atë nëse ai nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Disa burime, përfshirë “Sky Sport Italia”, kanë pohuar gjithashtu se trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta është gati të lejojë largimin e anësorit italian, i cili u transferua në Torino nga Fiorentina në vitin 2020.

“Sky Sport”, “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” thonë se agjenti i Chiesas, Ramadani, do të takohet me drejtorin e Romës, Ghisolfi javën e ardhshme.

Do të jetë një takim prezantues, por do të jetë mjaft i dobishëm për të kuptuar qëllimet e Romës dhe Chiesas.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Ramadani do të takohet me klube të tjera gjatë udhëtimit të tij në Itali javën e ardhshme, por Roma është ndër skuadrat më të interesuara për 26-vjeçarin.

“Gazzetta” sugjeron që Chiesa mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi për Mason Greenwood, një objektiv kryesor i Juventusit për këtë verë, por të dy klubet ende nuk e kanë diskutuar këtë mundësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat