Futbollisti Bleon Shaqiri është krenar që me ekipin e Mitrovicës realizuan objektivin, hyrjen në Ligën e Parë të Kosovës.
Shaqiri është shënuesi më i mirë i ligës, kjo e bën edhe më shumë të lumtur.
“Shumë i lumtur që e përmbyllim sezonin duke arritur objektivin tonë kryesor si ekip, inkuadrimin në Ligën e Parë.
Edhe më i lumtur që këtë sukses e arrita si golashënuesi me i mirë në ligë me 29 gola dhe 10 asistime.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen duke filluar nga kryesia e klubit, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtareve”, ka shkruar Shaqiri.