Lotito tregon pse shkarkoi trajnerin Tudor nga Lazio

Futboll

Lotito tregon pse shkarkoi trajnerin Tudor nga Lazio

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 15:45
Lotito

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka shpjeguar arsyen e largimit të befasishëm të Igor Tudor nga posti i trajnerit.

Pozicion që pritet të mbulohet nga Marco Baroni, i cili e mbylli me Hellas Veronën disa ditë më parë.

“Tudor na kërkoi të ndryshonim 8 futbollistë, shumë për një grup të cilin ne e konsiderojmë në lartësinë e duhur.

Por më duhet ta them se ai u largua si një zotëri i vërtetë.

Trajneri i ri? Emrin e tij do e mësoni shumë shpejt. I kemi idetë e qarta, por ende nuk kam firmosur një kontratë me pasardhësin e Tudor”, u shpreh kreu i klubit bardhekaltër.

I cili mohoi në mënyrë kategorike mundësinë e rikthimit të Maurizio Sarrit. Tudor drejtoi Lazion në 11 ndeshje, duke arritur ta kualifikonte ekipin kryeqytetas në Europa League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat