Probleme tjera për Italinë, Barella po përballet me lëndime

Futboll

Probleme tjera për Italinë, Barella po përballet me lëndime

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 15:52
Barella

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina pranon se Italia është “pak e shqetësuar” për Nicolò Barellan përpara Euro 2024, ndërsa shefi i delegacionit Gigi Buffon thotë se mesfushori i Interit do t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore së shpejti. 

Presidenti i FIGC, Gravina, konfirmoi të premten, Italia po shqetësohet për gjendjen fizike të Barella-s përpara Euro 2024.

Ylli i Nerazzurrëve nuk mori pjesë në një miqësore ndërkombëtare kundër Turqisë të martën për shkak të një problemi të vogël muskulor, por fjalët e Gravinas lënë të kuptojnë se lëndimi i Barellës mund të jetë më i rëndë se sa mendohej fillimisht.

“Ne jemi pak të shqetësuar për Barella-n,” tha Gravina gjatë eventit Il Sogno Azzurro – Festival della Serie A në Parma të premten në mëngjes, siç citohet nga Gianluca Di Marzio.

Në të njëjtën ngjarje mori pjesë edhe Buffon i cili foli edhe për yllin e Interit dhe Italisë.

“Shpresoj se ai do të jetë si Gattuso në Kupën e Botës [2006]”, tha ish-portieri.

“E humbi ndeshjen e parë, por më pas u bë protagonist dhe në fillim donin ta kthenin në shtëpi!

“Nicolò do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme këto ditë, por ai mund të jetë tashmë i disponueshëm kundër Shqipërisë”.

Azzurri-t do të bëjnë debutimin e tyre në Euro 2024 javën e ardhshme kundër Shqipërisë në Signal Iduna Park në Dortmund.

Barella shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat me Interin në sezonin 2023-2024.

Ai fitoi Euron me Italinë tre vjet më parë dhe ka nëntë gola në 53 paraqitje me Azzurrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat