9 dhjetori i vitit 1987 do të mbetet përherë në kujtesën e tifozëve të skuadrës shqiptare, FC Flamurtari.
Asokohe, Flamurtari luante në Ligën e Evropës, e njëra nga përballjet më historike do të jetë ajo kundër Barcelonës.
Në raundin e tretë kualifikues të sezonit 1987/88, Flamurtari shënoi njërën nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit.
Skuadra shqiptare e mposhti asokohe gjigantin katalunas, Barcelonën me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Sokol Kushta. Kushta ia siguroi Flamurtarit fitoren me golin e shënuar në minutën e 16’. Në ndeshjen e kthimit, Flamurtari u mposht 4:1 nga Barcelona.
E formacionet zyrtare të ndeshjes ku Flamurtari e mposhti Barcelonën i gjeni më poshtë.