Tjetër dënim për Skënderbeun

Futboll

Tjetër dënim për Skënderbeun

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 20:55
Dejvi Bregu

Klubi i Skënderbeut është dënuar me bllokimin e merkatos për 3 sesione nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Burime të SuperSport bëjnë me dije se çështja e cila ka sjellë bllokimin e merkatos për korçarët është ajo e Dejvi Bregut. Ish-sulmuesi vlonjat, për shkak të detyrimeve kontraktuale të papërmbushura, ka ankimuar çështjen si në FSHF dhe në FIFA.

“Për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Burime pranë klubit korçar tregojnë për SuperSport se klubi do të angazhohet që të mbyllë sa më parë këtë çështje, në mënyrë që të nisë punën për edicionin e ri. Skënderbeu arriti që të renditet i treti pas ndeshjeve të Final4, por gjithsesi nuk mund të marrë pjesë në Europe, për shkak të dënimit të marrë nga UEFA, për dyshimet për manipulim të rezultateve të ndeshjeve.

Ndër të tjera, Komisioni i Disiplinës, ka paralajmërua edhe klubin e Tiranës që ka një afat prej 30 ditësh për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj  Shoqata Loel e Futbollit Tiranë,.

“Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”, shkruhet ne njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat