Prishtina ishte në kërkim të një trajner të ri pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Emanuel Egbo, teksa tashmë ka arritur marrëveshje me francezin Zhen Mishel Kavalli.
64-vjeçari ka një karrierë interesante si trajner. Ai në vitet 90-t ka drejtuar klube si Ajaçio, Lilë, Al Nassr.
Ndërkohë në fillim të këtij shekulli ai drejtoi klube si Ionikos (Greqi), Triestina (Itali), Algere (Algjeri), Wydad (Marok).
Kavalli në vitet e fundit ka drejtuar klube si MC Oran, Al Hilal, Al Itihad, Niger dhe Club Afrikain. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që nëpërmjet një video në faqen zyrtare, ka hedhur dritë mbi trajnerin e ri.