Bajrami: Ju tregoj raportin me Brojën

Futboll

Bajrami: Ju tregoj raportin me Brojën

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 21:39
Nedim Bajrami

Gol dhe asist, Nedim Bajrami ishte protagonist në suksesin 3-1 përballë Azerbajxhanit, teksa në “KUQEZI”, ai theksoi:

“Në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar. Goditjet nga jashtë i kemi, i provojmë çdo herë. Herën e kaluar supergol Asani, edhe sot unë, të vazhdojmë kështu.

Italia? Të luftojmë për çdo pikë dhe çdo top. Jemi përgatitur shumë mirë këtu në Austri.

Besoj se jemi gati.

Broja? Kuptohemi shumë mirë, brenda dhe jashtë fushë. Ai është rikthyer nga dëmtimi, ndihemi shumë mirë bashkë. E dimë se do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin në Europian”, u shpreh 25-vjeçari nga Tetova

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat