Strakosha: Kjo Shqipëri nuk dorëzohet kurrë

Futboll

Strakosha: Kjo Shqipëri nuk dorëzohet kurrë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 21:55
Thomas Strakosha

Në deklaratën për emisionin “KUQEZI”, Thomas Strakosha, i cili e nisi si titullar miqësoren e fituar 3-1 ndaj Azerbajxhanit, u shpreh:

“Jam mirë me shëndet, ndihem mirë. Të gjithë ndihemi mirë. U mbyll faza përgatitore, u duk pak lodhja, por fituam. Tani të përgatitemi për Italinë.

Euro 2024? I dimë mirë kualitetet e kundërshtarëve. Kam shumë besim tek ekipi.] Të mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë bashkë.

E dimë që do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Por kemi shpresë, dëshirë dhe shpirtin shqiptar. Nuk dorëzohemi kurrë.

E kam thënë gjithmonë, rëndësi ka Kombëtarja. Kushdo që do të luajë do të jetë gati. E vendos trajneri kush luan dhe kush jo. 

Jam shumë i lumtur që do të luaj për herë të parë në një Europian. Dallohet nga buzëqeshja ime. Rëndësi ka të jemi gati, pastaj vendos trajneri“, theksoi portieri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat