Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka folur pas ndeshjes për mediat duke shpjeguar se ka gjithçka ende të hapur për ndeshjen ndaj Italisë, si dhe ka shprehur keqardhjen që nuk arriti të aktivizonte të gjithë lojtarët për shkak të vendimit të UEFA-s.
“I kënaqur po, nga momenti, sepse ekipi bëri një javë stërvitje e dy ndeshje. Lojtarët që kanë luajtur kanë bërë minuta, janë të gjithë në rregull në këto momente.
Është e rëndësishme, është një fazë shumë e vështirë. Për shembull vijnë lojtarë me shumë ndeshje e me më pak, duhet t’i vendosësh të gjithë bashkë e nuk është e thjeshtë këtë javë. Pastaj javën tjetër do të nisim stërvitjen për Italinë, shumë stërvitje por edhe strategji.
Mirë ana sulmuese e mbrojtëse, por duhet të punojmë dhe të përmirësojmë shumë gjëra.
Formacioni me Italinë? Nuk kam zgjedhur absolutisht asgjë, është gjithçka e hapur. Kemi shumë lojtarë që janë në gjendje të luajnë. Këtë javë do të duhet të mendoj shumë.
Daku? Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka. Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky.
Pastaj pamë që ndonjë lojtar kishte ndonjë të papritur dhe për fat të keq nuk luajti. Programi ishte që të hynte në fushë, ai është lojtar që te ne ka mundësinë të bëjë diferencën, është i fortë, në zonë bën luftë. Më vjen keq për të për zëvendësimet.
Në këtë moment vijnë shumë lojtarë, duhet të na lejonin të bënim 11 zëvendësime. Sot për shembull nuk mund të bëja ndryshime në të djathtën, sepse Ajeti ishte një lojtar tjetër. Ai erdhi pa ndeshje, ka bërë 60-70 minuta, sot ishte rreziku për dëmtim dhe mendova më mirë po ndërroj atë se një sulmues. Mendoj se duhej të bënim minimalisht 11 zëvendësime për këto dy ndeshje. Na lejojnë të marrim 26, por luajnë 11 dhe 6 zëvendësime. Tani të paktën në miqësore me jepni 11 zëvendësime që t’i shohim të gjithë.
Për fat të keq, për mua nuk shkon”, tha Silvinjo duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari.