Ttrajneri i Azerbajxhanit: Ja çfarë po përgatiste Shqipëria për ndeshjen me Italinë

Futboll

Ttrajneri i Azerbajxhanit: Ja çfarë po përgatiste Shqipëria për ndeshjen me Italinë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 23:13
Arif Asadov

Trajneri i Azerbajxhanit, Arif Asadov, është i bindur se Shqipëria luajti me dashje në kundërsulm ndaj skuadrës së tij, pasi po provonte mënyrën e lojës me të cilën do të përballej me Italinë në Europian.

“Ishte një ndeshje e mirë, e vlefshme për të dy skuadrat. Përtej 20 minutave te parë, ku u shfaqëm pak të dobët, pastaj ndeshja u barazua.

Dhe në pjesën e dytë u përmirësuam edhe më shumë dhe mund të shënonim. Golat e pësuar janë pasojë e gabimeve tona.

Me kalimin e minutave, lojtarët gjetën ritmin e lojës dhe filluan të vepronin më me qetësi. Padyshim në pjesën e dytë në ndryshuam përsëri sistemin dhe u kthyer më një stil loje më sulmues.

Kjo shtoi potencialin tonë sulmues. Pika jonë e dobët është finalizimi. Nëse do të shënonim më herët, mund të kishim shënuar përsëri.

Ndjehej që kundërsulmet shqiptare ishin më të rrezikshme. Është e qartë që kjo është saktësisht ajo që po përgatitnin për ndeshjen hapëse ndaj Italisë në EURO 2024:, tha pas ndeshjes trajneri Asadov për mediat azere.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat