Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, është në rrugëdalje nga Trabzonspori, pasi që ish - kampioni turk ka vendosur që të mos i ofrojë kontratë të re reprezentuesit maqedonas.
“Dy vite më parë, klubi turk pagoi tre milionë euro për të marrë Bardhin nga Levante.
Oferta e Torinos është tre milionë euro, ndaj turqit vendosën që të kthejnë investimin e tyre në vend që të investojnë në një kontratë të re për mesfushorin, i cili ishte ndër individët më të mirë në fanellën e Trabzonsporit vitin e kaluar”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Pritet që Bardhi të ushtrojë presion që të largohet sa më shpejt dhe të mos rrezikojë të qëndrojë edhe një vit në Trabzonspor.