E konfirmon Nagelsmann: Neuer do të jetë portieri titullar te Gjermania në Evropian

Futboll

E konfirmon Nagelsmann: Neuer do të jetë portieri titullar te Gjermania në Evropian

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 09:06
Manuel Neuer

Manuel Neuer do të jetë portieri titullar te Kombëtarja e Gjermanisë në Kampionatin Evropian.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann.

“Nuk do të diskutoj për rolin e portierit, Manuel Neuer është dhe do të jetë titullar”, u shpreh Nagelsmann.

“Nuk do të lejoj të lindë asnjë diskutim, edhe nëse të gjithë përpiqen të fillojnë një të tillë”.

Gjermania është në grup me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat