Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka shpallur listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjermani.
Kroacia do të luajë ndeshjen e fundit përgatitore për Kampionatin Europian kundër Portugalisë të shtunën në orën 18:45 në Lisbonë, teksa më pas i gjithë fokusi do të zhvendoset në Gjermani.
Emra si Luka Modriç, Marcelo Brozoviç dhe Mateo Kovaciç, pritet që ta udhëheqin Kroacinë në Euro 2024. Kroacia është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.
Ndeshjen e parë, kroatët e zhvillojnë kundër spanjollëve më 15 qershor, ndërkohë që më 19 qershor do të përballen me Shqipërinë.
Portierë: Dominik Livakovicq(Fenerbahce), Ivica Ivusiq (Pafos), Nediljko Labrovic (Rijeka)
Mbrojtja: Josip Juranovic (Union Berlin), Josip Stanisic (Bayer Leverkusen), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Ajax), Domagoj Vida (AEK), Marin Pongracic (Lecce), Josko Gvardiol (Manchester City), Borna Sosa ( Ajax).
Mesfusha: Luka Modriç(Real Madrid), Marcelo Brozovic (Al Nassr), Mateo Kovaçiç (Manchester City), Lovro Majer (Wolfsburg), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanusec (Feyenoord), Martin Baturina (Dinamo), Luka Suçiq (Salzburg), Nikola Vlasiq (Torino).
Sulmi: Ante Budimir (Osasuna), Andrej Kramariç (Hoffenheim), Bruno Petkoviq (Dinamo), Ivan Perishiq (Hajduk), Marko Pjaca (Rijeka), Marco Pasalic (Rijeka)..