Besa po përforcohet

Futboll

Besa po përforcohet

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2024 Në ora: 13:43
Zahov

Besa Dobërdollit synon të paraqitet sa më mirë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Besa po përforcohet gjithnjë e më shumë. 

Ky kolektiv është senzacion, ka sjell përforcimet e para, si portierin Kostadin Zahov nga Voska Sport dhe futbollistin Mexhit Neziri nga Struga Trim Lum.

“Megjithatë, prioritet për Besën do të jetë angazhimi i një sulmuesi, duke qenë se Izair Emini është pensionuar dhe trajneri Aleksandar Tanevski do të duhet të kërkojë alternativën e tij. 

Përmendet se anëtar i ri i ligës mund të jetë Xhemal Ibishi, i cili aktualisht është pjesë e Shkupit, ndërsa në kombinim është edhe Hristijan Maleski, i cili sezonin e kaluar ka luajtur në formë huazimi për Tikveshin”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Ekipa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat