Çfarë thotë Asllani?

Futboll

Çfarë thotë Asllani?

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 14:22
Kristjan Asllani

Mesfushori i Interit dhe Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka dhënë një intervistë për “SportMediaset” pas fitores 3:1 të kombëtares së tij ndaj Azerbajxhanit, në miqësoren e fundit para finaleve të “Euro 2024”:

“Kartëvizita e duhur për të sfiduar Italinë?

Po, e rëndësishme në këto ndeshje është të marrësh minuta. Kjo vlen shumë sidomos për ne që kemi luajtur pak më pak me klubet. Për fatin tim kam luajtur dy ndeshje 90-minutëshe, çka do të më ndihmojë për ritmin në Kampionatin Evropian”.

Ju jeni në një grup të komplikuar të Europianit…

Të gjithë na vendosin të fundit në grup, por ne arritëm në Kampionatin Evropian me shumë djersë.

Kjo është hera e dytë në historinë tonë. Sigurisht që do të hyjmë në fushë duke u përpjekur t’i vëmë në vështirësi të tjerët.

E dimë që kemi pak shanse, por do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato. Duhet të angazhohemi, të luajmë me zemër edhe për fansat tanë të zjarrtë.

Ju do të luani kundër Italisë, por edhe ndaj shumë bashkëlojtarëve të Interit…

Jam i lumtur që do të përballem me ta. Sigurisht që jam lidhur shumë me ta dhe iu uroj më të mirat.

Ndoshta do ta kalojmë bashkë grupin, kush e di (qesh). Shakatë mënjanë, mezi po e pres ndeshjen e parë të Europianit.

Ne folëm për këtë me lojratët e tjerë tek Interi, bëra shaka më së shumti. Kur dolën grupet e Europianit ishim në aeroplan dhe më pas nisëm batutat, por siç thashë, mezi pres të përballem me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat