Ky është borxhi i klubit korçar ndaj lojtarit nga Kosova

Futboll

Ky është borxhi i klubit korçar ndaj lojtarit nga Kosova

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 14:33
Leonit Abazi

Leonit Abazi ia bllokon afatin kalimtar Skënderbeut, ky është borxhi i klubit korçar ndaj gjilanasit!

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, publikoi dje vendimet për shkeljet në ditët që lamë pas.

Më së shumti ka dënime te moshat, por ajo që vihet re është bllokimi i merkatos së Skënderbeut për tre sesione dhe paralajmërimi i Tiranës për një masë të tillë.

“Panorama Sport” mëson se masa kundrejt korçarëve është vënë për shkak të një borxhi të mbartur kundrejt Leonit Abazit. Mbrojtësi gjilanas ka luajtur me Skënderbeun në periudhën 2013-2019.

Gjithashtu se bëhet fjalë për një borxh prej rreth 21 mijë eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat