Nga Milik te Courtois, yjet që do të mungojnë në Euro 2024

Futboll

Nga Milik te Courtois, yjet që do të mungojnë në Euro 2024

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 14:53
Milik në mes

Euro 2024 po afron dhe lista e yjeve që do të mungojnë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental po rritet.

Dëmtim në gju për Milik dhe për pasojë sulmuesi polak do të mungojë në Kampionatin Evropian.

Southgate tek Anglia ka lënë në shtëpi për zgjedhje teknike Maddison dhe Grealish. Italia, pas Acerbit, humbet edhe një tjetër mbrojtës, Scalvinin.

Për Kampionatin Evropian, Turqia humbet një lojtar tek i cili u mbështet trajneri Vincenzo Montella për mbrojtjen.

Ky është Caglar Soyuncu.

Te Belgjika do të mungojë portieri Thibaut Courtois, ndërsa Holanda duhet të bëjë pa ndihmën e Marten de Roon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat