Partizani nis misionin për rikthimin e titullit

Futboll

Partizani nis misionin për rikthimin e titullit

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:55
Partizani

Partizani do të nisë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri pasnesër. Të hënën në orën 18:00, në Arenën e Demave skuadra zbret në fushë për herë të parë që pas finales me Egnatian.

Misioni i të kuqve mbetet po i njëjti: Titulli kampion. Organika do të pësojë disa ndryshime teksa i pari i larguar është David Atanaskoski. Të tjerë pritet ta ndjekin, ndërsa priten edhe shitje të bujshme me lojtarë si Maguette, Rrapaj apo Cara.

“Skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2024-2025 në 10 qershor.

Të hënën ora 18:00, ekipi zbret në fushë për të startuar programin stërvitor në kuadër të pjesmarrjes në Uefa Europa Conference League.

Në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nion, të kuqtë do të mësojnë edhe kundërshtarin që do të kenë përballë në turin e parë të aventurës evropiane”, shkruhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat