Shkëndija ndan rrugët me shtyllën e mesfushës pas 4 viteve

Futboll

Shkëndija ndan rrugët me shtyllën e mesfushës pas 4 viteve

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:56
Shkëndija

Bruno Dita nuk do vazhdojë të jetë lojtar i Shkëndijës. Klubi tetovar ka zyrtarizuar divorcin pas 4 viteve.

Klubet e përfolura për 31-vjeçarin janë Elbasani dhe Dinamo. Këto të fundit duken më pranë akordit, ndërsa mbeten për t’u diskutuar detajet.

“Pas 4 sezoneve si pjesë e kuqezinjëve, të gjithë në KF Shkëndija falënderojmë mesfushorin tiranas për kontributin e dhënë në fanellën tonë.

KF Shkëndija njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin tiranas, Bruno Dita. 31-vjeçari largohet pas katër sezoneve si pjesë e klubit, ku ishte ndër lojtarët kryesorë të formacionit.

Bruno Dita erdhi në Shkëndijë në vitin 2020 nga Skënderbeu i Korçës dhe që prej atëherë, ai ka qenë një shtyllë e rëndësishme e ekipit tonë. Në vitin 2021, ai ndihmoi kuqezinjtë të fitonin titullin kampion, duke kontribuar në mënyrë të shkëlqyer në fushë.

Kontrata e Bruno Ditës skadoi me mbylljen e sezonit 2023/2024 dhe tani ai do të vazhdojë karrierën e tij në një rrugë të re. KF Shkëndija i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij dhe e falënderon për kontributin e tij të çmuar gjatë viteve të kaluara te ne”, shkruhet në njoftimin e Shkëndijës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat