Tirana pranë lojtarit të Kombëtares

Futboll

Tirana pranë lojtarit të Kombëtares

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:58
Shqipëria

Valon Ahmedi mund të bëhet lojtar i Tiranës në sezonin e ardhshëm.

29-vjeçari ka luajtur në vitin 2017 dy ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa në rast akordi do e kishte eksperiencën e parë në Shqipëri.

Prej vitit 2021 është pjesë e Soligorsk. Me klubin bjellorus ka ndërprerë rrugët, ndërsa tashmë është në kërkim të klubit të ri.

Mesfushori me tipare sulmuese mund të bëjë mjaft mirë në krahët e sulmit.

Tirana po punon për elementet e sezonit të ri, teksa zyrtarizimet pritet të fillojnë nga java tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat