Tirana do të nisë stërvitjen ditën e hënë. Plani është që skuadra të qëndrojë një javë në kryeqytet dhe më pas të zhvendoset disku tjetër.
Është menduar që sërish ekipi të përgatitet në Ohër. Atje skuadra do të qëndrojë për 10 ditë dhe më pas do të kthehet në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ekipi do të zhvillojë edhe tre miqësore.
Bëhet fjalë për Shkëndijën, Strugën dhe Ballkanin. Tre skuadrat “big” shqiptare.
Teste të forta që Shkëmbi të shohë forcën e skuadrës. Gjatë qëndrimit në Tiranë, skuadra do të jetë e plotësuar dhe më pas të niset drejt Liqenit. Në 19 qershor, ekipi do të njohë kundërshtarin e vet në turin e parë të Konferencë League.