Futbollisti nga Mali i Zi, Nikolla Stijepoviq, është përforcim i radhës për skuadrën e Superligës së Kosovës, Suhareka.
Është një lojtar me përvojë.
Një përforcim adekuat dhe duket se presidenti i klubit Suhareka, Rrustem Aliaj, ka synime që të jetë në mesin e skuadrave më të mira në elitën tonë.
“Kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë nga Mali i Zi i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin kosovar.
Njëri ndër mbrojtësit më kualitativ i cili shquhet tashmë si në Maqedoni ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit malazez në Sutjeska Nikshiq, Rudar Pljevla karrierën e tij e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji.
Me nënshkrimin e Stijepoviq drejtori sportiv Granit Dervisholli u shpreh i lumtur që ka arritur marrëveshjen me një futbollist me përvojë e shumë cilësor që pritet të përmbush objektivat tona të klubit", - njofton Suhareka.