Vllaznia të hënën do të kthehet në stërvitje

Futboll

Vllaznia të hënën do të kthehet në stërvitje

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 16:30
Vllaznia

Vllaznia të hënën do të kthehet në stërvitje.

Stafi ka planifikuar që me 10 qershor të startojë stërvitja e parë për përgatitjet e ndeshjeve në Ligën e Konferencës.

Drejtuesit e Vllaznisë janë në punë e sipër për ndërtimin e ekipit të sezonit të ardhshëm, ku shkodranët janë më aktivët për sa i përket lëvizjeve të kësaj vere. Afrimi i radhës ishte Melos Bajrami, mbrojtësi që u afrua nga ekipi i Gjilanit.

Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Shkodranët po tentojnë që të bëjnë grupin e plotë të futbollistëve para nisjes së ndeshjeve europiane.

E po ashtu të formojnë skuadrën që do të përballojë sezonin e ardhshëm 2024-2025. Vllaznia duket se këtë merkato nuk po përsërit gabimet e së shkuarës, kur e ndërtonte ekipin dhe bënte afrimet vetëm në fundin e verës.

Kuqeblutë po i marrin masat që në fillim për të zhvilluar një edicion sa më pozitiv në kupat e Europës e po ashtu për të përmirësuar rezultatet në kampionatin e ardhshëm. Janë afruar tre lojtarë, kanë rinovuar dy nga titullarët e sezonit të shkuar, si dhe kanë mbyllur marrëveshjet me lojtarët e akademisë.

Gjithashtu, në ditët në vijim pritet rikthimi i Erdenis Gurishtës.

Por drejtuesit mesa duket s’kanë arritur që të mos bindin edhe disa nga lojtarët që bënë të mundur edhe arritjen e Kupave të Europës. I tillë ishte Boshnjaku, që u largua drejt Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat