Grent Halili: Kemi oferta zyrtare, por nuk i shesim Jakun dhe Metën

Futboll

Grent Halili: Kemi oferta zyrtare, por nuk i shesim Jakun dhe Metën

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 17:49
Grent Halili

Anëtari i bordit të Tiranës, Grent Halili zbuloi se skuadra ka oferta zyrtare për dy lojtarë.

Jordi Jakun e Ermal Metën dhe kjo për meritë të Agim Ibraimit. “Jo për t’i bërë qejfin drejtorit, por nga ardhja dhe zotësisë së tij, momentalisht jemi pranë shitjes së dy talenteve të rinj. Kanë ardhur oferta zyrtare për Ermal Metën dhe Jordi Jakun, por nuk do të nxitohemi ne si klub për shitjen e tyre.

Dashje pa dashje ardhja e drejtorit po e vazhdon projektin për të bërë sa më shumë transferime jashtë. Shpresojmë që të na shkojë mbarë”, tha ai. Në fakt, oferta zyrtare për Jakun dhe Metën kanë muaj përpara.

Oferta këto të zbuluara publikisht nga Refik Halili. Nga ana tjetër, Tirana ka vendosur të mos shesë dy lojtarët bardheblu, pjesë të kombëtareve të moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat