Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.06.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave edicioni 2023-2024.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:
Lojtari i FC ”Liria”, Redon Arifi, në ndeshjen e final four Bon Voyage Superligës U 21 Gjilani – Liria në min 77, pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas pas nje tollovie të krijuar kacafytet me lojtarin kundershtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.