Blend Baftiu: Llapi, një klub me traditë! Zhdrella krenar me përforcimin e ri 

Futboll

Blend Baftiu: Llapi, një klub me traditë! Zhdrella krenar me përforcimin e ri 

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 19:01
Baftiu e Zhdrella

Blend Baftiu është lojtari më i ri i skuadrës së Llapit të Podujevës. 

Ky është prej përforcimeve më të mëdha për edicionin 20242025. 

Me Baftiun Llapi do të jetë edhe më i mirë dhe më konkurrues për trofe në Kosovë por edhe për një prezantim sa më të mirë në garat evropiane.

“Llapi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri, Blend Baftiu nga FC Drita. 

Ky transferim është një hap i rëndësishëm për klubin duke shtuar cilësi dhe përvojë në skuadrën tonë.

Blend Baftiu, 26 vjeç, është një mesfushor ofensiv me aftësi të jashtëzakonshme. 

Me një karrierë të suksesshme në FC Ballkani dhe së fundmi tek FC Drita, ai është i njohur për shkathtësitë e tij, përkushtimin dhe profesionalizmin në fushë”, njofton KF Llapi.

Duke komentuar mbi transferimin, drejtori sportiv i KF Llapi, Mentor Zhdrella tha: “Jemi shumë të lumtur që kemi siguruar shërbimet e Blend Baftiut. Ai do të sjellë një dimension të ri në lojën tonë dhe presim me padurim që të shohim kontributin e tij në fushë. Kjo është një shenjë e ambicieve tona për të arritur sukses në të gjitha garat ku marrim pjesë, duke nisur nga ato të Europa Ligës”

Në anën tjetër, transferimi i ri, Blend Baftiu shprehu entuziazmin e tij që u bashkua me KF Llapi: “Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e KF Llapi. Ky është një klub me traditë dhe tifozë fantastikë.

Shpresoj që së bashku të arrijmë rezultate të shkëlqyera dhe të bëjmë krenarë të gjithë mbështetësit tanë”.

Blend Baftiu ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me KF Llapi, dhe ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë dhe suksese të mëdha në këtë aventurë të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat