Guardiola kërkon t’i sjellin sulmuesin e Realit

Futboll

Guardiola kërkon t’i sjellin sulmuesin e Realit

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 20:27
Guardiola

Mbërritja e Kylian Mbappe dhe Endric zvogëlon hapësirat e aktivizimit për Rodrygon në ofensivën e Realit të Madridit. Gjithsesi, sulmuesi brazilian është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe nuk shqetësohet nga një gjë e tillë.

23-vjeçari ka vlerësimin maksimal të drejtuesve dhe stafit teknik, ndërkohë që ka admirues të shumtë edhe në Angli. Pep Guardiola e cilëson si përforcimin perfekt për “makinerinë” e tij.

Dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë nisur interesimin konkret për Rodrygon.

Të cilin e pëlqejnë shumë edhe te Chelsea.

Por jo vetëm, situata e brazilianit do të monitorohet edhe nga PSG.

Gjithsesi, shtypi sportiv iberik raporton se “Los Blancos”, që mbyllën një edicion fantastik duke fituar titullin dhe Championsin e 15-të në histori, për momentin nuk kanë ndërmend të privohet nga shërbimet e Rodrygos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat