Ibra: E kam veshur fanellën me krenari dhe dashuri

Futboll

Ibra: E kam veshur fanellën me krenari dhe dashuri

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 22:09
Zlatan Ibrahimoviç

Festë e madhe për Zlatan Ibrahimoviç në Suedi, me kombëtaren që i bën nderime ish-sulmuesit në Stokholm.

Një festë e karrierës së Ibracadabra, një vit pas pensionimit të tij më 4 qershor 2023 dhe që, për shkak të problemeve organizative, nuk ishte nderuar ende nga Suedia, e cila përfitoi nga pas-ndeshja kundër Serbisë (ndeshja e humbur 3-0) për të duartrokitur bomberin historik.

"Më ke dhënë dashuri, mbështetje, energji, shumë kujtime të bukura që nuk do t'i harroj.

Nga zemra, një falenderim i madh. E shoh ju kam  munguar.

Edhe mua më keni munguar.

E kam veshur fanellën me krenari dhe dashuri.

Kam pasur edhe nderin të jem kapiten i skuadrës”, deklaroi Ibra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat