Përpara Euro 2024, legjenda e Arsenalit dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Emmanuel Petit, ka injoruar Kylian Mbappe ndërsa ka zgjedhur 11-shen më të mirë të kombinuar mes lojtarëve të Anglisë dhe Francës.
Mbappe është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm te Les Bleus, pasi ka debutuar me kombëtaren në vitin 2017 në moshën 18-vjeçare. Që atëherë ai ka shënuar 47 gola dhe ka dhënë 33 asiste në vetëm 78 paraqitje.
Megjithatë, kjo nuk e ka bindur Emmanuel Petit. Ish-lojtari francez, i cili ka luajtur 64 ndeshje me kombëtaren e tij, vendosi të zgjedhë Phil Foden të Anglisë në vend të Mbappe.
Ai gjithashtu zgjodhi Harry Kane përpara Olivier Giroud.
Ai tha për bestonlinepokersites.ltd:
“Harry Kane do të futej në skuadrën e Francës, sepse ai është një golashënues i shkëlqyer. Kam respekt të madh për Olivier Giroud, por Kane është një nga sulmuesit më të mirë të 10 viteve të fundit.
“Edhe nëse kemi Kylian Mbappe në të majtë ose Ousmane Dembele në të djathtë, kjo nuk do të thotë se Phil Foden nuk mund të luajë në vend të Mbappe.
“Foden ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon. Ai është bërë bosi i Manchester Cityt. Dhe në anën tjetër kemi Bukayo Saka, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në katër vitet e fundit për Arsenalin”.
Petit vazhdoi duke i dhënë Anglisë vetëm dy vende të tjera në mesfushë, ndërsa ia besoi të gjithë mbrojtjen Francës, duke shtuar:
“Unë mendoj se në zonën e mesfushës ka më shumë pozicione që lojtarët e Anglisë mund të marrin. Këtu kemi lojtarë të talentuar, por jo mjaftueshëm për mendimin tim. Jude Bellingham dhe Declan Rice mund të luajnë, nuk ka fare problem”.
Zgjedhja e Foden përpara Kylian Mbappe në krahun e majtë është befasuese. Sulmuesi i Manchester Cityt ka vetëm katër gola dhe tetë asiste në 34 ndeshje me Anglinë, krahasuar me shifrat e Mbappe te Franca.
Kylian Mbappe gjithashtu ka fituar Kupën e Botës 2018 me Francën dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë në finalen e vitit 2022, ndërsa Foden ende nuk ka fituar një trofe me Anglinë.