Çuditi të pranishmit dhe panelin

Futboll

Çuditi të pranishmit dhe panelin

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:26
Goldi Halili

Pyetja e fundit e konferencës për shtyp për prezantimin e Shkëmbit dhe Ibraimit u bë nga një zyrtare e KF Tiranës. Ishte pikërisht Goldi Halili që pyeti tre të pranishmit.

Një veprim, i cili çuditi të gjithë të pranishmit dhe panelin. Dhe jo për pyetjen, por Goldi si organizatore e eventit pyeti të pranishmit nëse ata ishin gati të mbysnin zhurmat prej së jashtmi.

Si Shkëmbi, Ibraimi dhe Grent Halili dhanë një përgjigje, duke pranuar se fjalët janë kot dhe do të bëjnë maksimumin për të treguar se cilët janë.

Një lëvizje që u duk se ishte në kundërshtim dhe si barazpeshë me pyetjet e medias dhe opinionet e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat