Thiago Motta përgatitet të marrë drejtimin e Juventusit në ditët e ardhshme teksa trajneri ka nisur të orientojë edhe merkaton e bardhezinjve. Drejtuesit kanë nisur nga puna për të mbyllur marrëveshjen me mesfushorin Douglas Luiz të Aston Villas.
Por, Luiz nuk do të jetë i vetmi brazilian që pritet të transferohet në Torino, pasi së fundmi, Thiago Motta ka dhënë “ok” për transferimin e Vitor Roque nga Barcelona.
Sulmuesi nuk është i lumtur me mënyrën si e kanë trajtuar në Katalonjë dhe agjenti i tij po punon që t’i “sajojë” një destinacion të ri 19-vjeçarit.
Juventus pritet të “përshëndetet” më disa sulmues këtë verë duke nisur nga Kean, Chiesa dhe Milik, ndaj torinezët po e mendojnë seriozisht opsionin për t’i bërë një vend në organikë edhe Vitor Roque. Mbetet për t’u parë si do të vijojnë tratativat në ditët e ardhshme teksa pritet një takim nga afër mes palëve.