Mirlind Daku ndodhet në grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë, ku po përgatitet për ndeshjet e Euro2024 bashkë me shokët e skuadrës.
Sulmuesi nga Gjilani vjen pas një sezoni shumë të mirë me Rubin Kazan në Rusi, e sidomos pjesa e fundit e sezonit ishte fantastike për 26-vjeçarin.
Golat dhe paraqitjet e mira kanë ndikuar që Daku të përfshihet në formacionin e sezonit në elitën e futbollit rus, si zgjedhje e dytë në rolin e tij.
Shtatlarti kuqezi shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste, duke qenë kërcënimi kryesor i skuadrën e tij, siç cilësohet dhe nga faqja e Premier Ligës së Rusisë.
Daku shquhet për saktësinë e goditjeve në kuadrat, ndërsa në anën tjetër vihet në dukje fakti i driblimit të kundërshtarët, duke patur sukses në jo pak raste.
Një vlerësim që natyrisht mund të kthehet në motivim për Dakun, i cili do të kërkojë që të lërë gjurmë dhe përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Gjithmonë nëse Sylvinho do i dhurojë minuta, me sulmuesin të gatshëm për të shfrytëzuar minutazhin që do të rezervohet për të.
Sulmuesi dardan numëron 5 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ka shënuar dhe një gol në eliminatoret e Euro 2024. Në suksesin 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”.