Klubi bardheblu prezanton fanellën zyrtare për sezonin e ri

Futboll

Klubi bardheblu prezanton fanellën zyrtare për sezonin e ri

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:14
Pamje

Një sezon i mbyllur jo ashtu siç pritej për Tiranën, por në ekipin bardheblu ka nisur revolucioni.

Duke filluar nga stafi drejtues, trajneri dhe largimet e shumta, Tirana po ndryshon fytyrë për sezonin e ardhshëm.

Teksa së fundmi, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar edhe fanellën për sezonin e ardhshëm.

Sigurisht që ngjyrat bardheblu nuk kishin si të mungonin. Por ajo ç’ka bie në sy është “Kulla e Sahatit” të Tiranës e vendosur poshtë logos së ekipit.

Dy figurat e përzgjedhura për prezantimin e fanellës së re ishin portieri Gentian Selmani dhe Rimal Haxhiu po ashtu edhe tifozë. Dy lojtarë që mesa duket do të jenë pjesë e Tiranës edhe sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat