Ngacmon presidenti i La Liga-s

Futboll

Ngacmon presidenti i La Liga-s

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:21
Mbappe e Tebas

Presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas ka gjetur sërish rastin për të komentuar afrimin e Kilië Mbapesë te Reali i Madridit.

Duke e cilësuar si një afrim që është në dobi të imazhit të kampionatit spanjoll, Tebas gjithsesi nuk ka harruar të thumbojë Realit, duke i kujtuar dështimet e PSG-së në një skuadër ku ishin së bashku Mesi, Mbape e Nejmar.

Ajo që fitonte Mbapeja te Paris SG-ja ishte jashtë normave. Në Madrid do të jetë ndryshe.

Por unë do të ndalesha pak te fusha.

Nëse mendoni se afrimi i Mbapesë te Relai garanton vetëm suksese, unë nuk e shoh kështu. Reali duhet t’i luajë takimet në fushë.

Çdo lojtar sado i mirë të jetë nuk të garanton sukses. Besoj se e mbani mend PSG-me me Mbapenë, Mesin e Nejmarin…”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat