Martinez pajtohet për rinovim deri në vitin 2029

Futboll

Martinez pajtohet për rinovim deri në vitin 2029

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:41
Martinez

Lautaro Martinez do të vazhdojë me kampionin e Italisë, Interin.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendës presidenti i zikaltërve, Javier Zanetti.

Gjithçka është e përfunduar sa i përket marrëveshjes me sulmuesin argjentinas.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029.

26-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2018 dhe tani është bërë titullar i padiskutueshëm i ekipit të Simone Inzaghit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat