Reali siguron “yllin” gjerman

Futboll

Reali siguron “yllin” gjerman

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:52
Florian Wirtz

Kylian Mbappe këtë verë dhe Florian Wirtz verën e ardhshme.

Shtypi sportiv spanjoll dhe gjerman raportojnë se Reali i Madridit ka arritur na parim marrëveshjen me Bayer Leverkusenin për të transferuar 21-vjeçarin në Madrid në 2025.

Rreth 150 mln euro pritet të paguajnë “Los Blancos” në arkat e “Aspirinave”. Që edicionin e fundit siguruan fitimin e titullit kampion të parë në histori, gjithashtu edhe të Kupës së Gjermanisë.

Futbollisti i talentuar pëlqehej shumë edhe nga Barcelona, por problemet financiare kushtëzojnë katalanasit. Ndërkohë, milionat nuk janë problem për Realin dhe presidenti Florentino Perez nuk ka humbur kohë për të përforcuar skuadrën për verën e ardhshme.

Wirtz e mbylli sezonin e fundit me skuadrën e Xabi Alonsos me 18 gola dhe 20 asistime për shokët e skuadrës. Ai është gjithashtu është pjesë e listës së kombëtares gjermane në Euro 2024. Dhe një ndër më të rëndësishmit tek ekipi i Nagelsmann, pavarësisht moshës së re.

Mesfushori i avancuar do të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Leverkusenin.

Për të nisur më pas një aventurë të paharrueshme te rekordmenët e futbollit spanjoll dhe atij europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat