Kompany nuk e bind “gjeneralin”

Futboll

Kompany nuk e bind “gjeneralin”

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 17:08
Vincent Kompany

Zgjedhja e Bayern Munih për t’i besuar drejtimin e skuadrës belgut Vincent Kompany, nuk është pritur shumë mirë nga pjesa dërrmuese e opinionit dhe tifozëve bavarezë.

I befasuar për emërimin e 38-vjeçarit, i cili ka drejtuar më parë Anderlecht (Belgjikë) dhe Burnley (Angli), është edhe Louis Van Gaal, ish-trajneri i Bayernit në vitet 2009-2011.

“Mbeta i habitur, sepse në shtyp qarkullonin shumë emra, ndërsa ai i Kompany jo. Bëhet fjalë për një trajner të ri, i cili nuk ka shumë eksperiencë.

Drejtuesit e Bayernit testuan gatishmërinë e disa trajnerëve të ndryshëm, por askush prej tyre nuk zbarkoi në Mynih. Jam i idesë që gjërat nuk po shkojnë mirë për Bayernin”, u shpreh “gjenerali” holandez.

72-vjeçari nga Amsterdami fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë gjatë aventurës me Bayernin.

Skuadër me të cilën mbërriti në finalen e Champions League në 2010. E humbur 2-0 kundër Interit të Jose Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat