Gabimi i Neuerit

Futboll

Gabimi i Neuerit

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 17:12
Nagelsmann e Neuer

Pas fitores së Gjermanisë ndaj Greqisë mbrëmë, trajneri Julian Nagelsmann ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen për numrin një të kombëtares, Manuel Neuer.

Gabimi i Neuerit mbrëmë i lejoi Greqisë të dalin në epërsi, pasi ai dështoi të mbajë topin në duar.

Duke folur për “RTL”, Nagelsmann vazhdoi të mbështesë Neuerin: “Nuk do të lë të bëhen diskutime rreth kësaj pozite, edhe nëse dikush do që të ketë”, kishte thënë a.

Dje gjatë ditës, ishte lajmëruar se Alexander Nubel do të jetë lojtari i fundit që dërgohet në shtëpi nga kampi gjerman.

Gjermania, me në krye Nagelsmannin dhe në portë, Neuerin, duhet të punojnë më tepër të largojnë disa probleme që patën gjatë dy ndeshjeve miqësore, pasi kundërshtarët në Evropian nuk falin asnjë gabim.

Ndeshja e ardhshme e Gjermanisë është të premten, në Mynih kundër Skocisë, në ndeshjen hapëse të “EURO 2024”.

Në grup janë edhe Zvicra e Hungaria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat