Kombëtarja shqiptare pritet me entuziazëm në Gjermani

Futboll

Kombëtarja shqiptare pritet me entuziazëm në Gjermani

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 17:24
Gjatë pritjes, Duka i pari

Kombëtarja shqiptare u prit në mënyrë fantastike në kampin bazë "SportCentrum Kaiserau", ku do të qëndrojë gjatë Euro2024.

Autoritet lokale të Kamenit kishin organizuar një ceremoni, ndërkohë të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë dhe familje të komunitetit shqiptar.

Presidenti Armand Duka i falënderoi për pritjen dhe i ftoi që të gjithë së bashku ta shijojnë Kampionatin Europian

 “Dua t’ju falënderoj të gjithëve.

Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dyseldorfit e deri këtu.

Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi.

Të gjithë ne shqiptarët jemi vërtetë shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e këtij kompeticioni, më i rëndësishmi sportiv për mua në botë.

I ftoj futbollistët tanë dhe të gjithë shqiptarët që do të ndjekin ekipin Kombëtar që ta shijojnë vërtetë këtë Europian’, u shpreh Duka.

“Ne jemi skuadra e parë mike që vijmë në Gjermani për Kampionatin Europian.

Kështu që duke qenë të parë unë uroj që të kemi këmbën e mbarë për të gjithë Kampionatin Europian dhe të kemi një Europian sa më të mirë e të bukur që ta shijojnë të gjithë që do jenë pjesë, në Gjermani, në stadiume dhe në televizionet e të gjithë botës.

Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë”, tha Presidenti Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat