Kohët e fundit është përfolur se ekipi i Milanit po tenton transferimin e mbrojtësit të djathtë të Aston Vilës, Mati Kash, që do të zëvendësojë Kalabrian, që nuk duket se pëlqehet më nga drejtuesit e “djallit” si titullarë.
Pikërisht kjo gjë mund të financojë një transferim të mundshëm të Dumfris për në Angli.
Trajneri i Aston Vilës, Unai Emeri, është simpatizant i holandezit dhe e kërkon patjetër në skuadër. Pritet që Vila t’i ofrojë deri në 60 milion euro skuadrës zikaltër për të transferuar mbrojtësin.
E megjithatë, edhe pse bisedimet midis klubeve janë pothuajse të kryera, dëshira e Dumfris është që të qëndrojë në “San Siro”. Ai e ka bërë të qartë që edhe nëse një ditë do të largohej nga Interi kjo do të ishte për një klub shumë më të mirë, dhe jo Aston Vila…