Vincent Kompani është zyrtarizuar pak ditë më parë si trajneri i ardhshëm i ekipit të Bajern Mynihut.
Një zgjedhje nga klubi bavarez që nuk u vlerësua nga të gjithë.
Për këtë ka folur edhe vetë ish-trajneri i gjermanëve, Luis Van Gal, ku një një intervistë për “Sky Sport” shprehet i befasuar nga ky vendim:
“Isha shumë i befasuar sepse u shfaqën shumë emra në media, por jo i tiji. Kompani është një trajner i ri dhe nuk ka shumë përvojë. Ata gjithmonë kanë qenë strik në zgjedhjet e trajnerëve. Unë mendoj se gjërat nuk po shkojnë aq mirë te Bajerni.”
Van Gal ka qenë trajneri i Bajernit gjatë sezoneve 2009-2011 ku fitoi 1 Bundësligë dhe 1 Kupë gjermanie.